KRYEFAQJA » LAJME » Panairi për migrim të ligjshëm në Gjermani

Panairi për migrim të ligjshëm në Gjermani

Njoftimi se zyra e punës organizon një panair për emigrim të ligjshëm dhe punësim në Gjermani mblodhi dhjetra qytetarë pranë qendrës rinore.

Interes nuk kishin vetëm të rinjtë por edhe qytetarë të moshave të tjera që kishin një profesion për të cilët tregu gjerman i punës e sigurisht edhe standartet e jetës ofrojnë shumë më tepër se në Shqipëri.

Por shumë prej atyre që mbërriten në panair nuk kishin as profesion e as një bazë njohurie për gjuhët e huaja. Për këtë kategori drejtorja e zyrës së punës për Tiranën Marisa Kaçorri sqaroi se edhe tregu shqiptar i punës ofron mundësi për ta.

Kaçorri theksoi se sporteli për emigrim të ligjshëm dhe punësim në Gjermani ofron vetëm këshillim dhe orientim për një aplikim të suksesshëm , dhe se komunikimi me punëdhënësin është individual. Me fjalë të tjera , nëse do të fitosh apo jo një kontratë të ligjshme pune në Gjermani , kjo varet nga përgatitja e aplikantit.