KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Panama, do të ngrihet një komision i pavarur për hetimin e letrave
hetim i pavarur per letrat e panamase mosak fonseca

Panama, do të ngrihet një komision i pavarur për hetimin e letrave

Panamaja do të krijojë një komision të pavarur për të rishikuar praktikat financiare të vendit, pas rrjedhjes së informacioneve të firmës ligjore Mosak Fonseka. “Qeveria panameze, përmes ministrisë së jashtme, do të krijojë komisionin me ekspertë vendas dhe të huaj për të vlerësuar praktikat dhe për të propozuar miratimin e masave që ne do t’i ndajmë me vendet e tjera të botës për të fuqizuar transparencën e sistemit financial dhe atij ligjor”, u shpreh presidenti i Panamasë në një fjalim televiziv.

Ndërsa qeveritë në të gjihtë botën kanë filluar të hetojnë për krime financiare që mund të jenë kryer nga të pasurit dhe të pushtetshmit, pas publikimit të rreth 11.5 milionë dokumenteve të cilat tashmë njihen me emrin Letrat e Panamasë, presidenti panamez Varela ritheksoi vullnetin e Panamasë për të bashkëpunuar me vendet e interesuara. “Rikonfirmojmë angazhimin tonë si një vend serioz që respekton ligjin ndërkombëtar dhe bashkëpunimin me komunitetin ndërkombëtar në kërkim të zgjidhjeve për këtë problem global”, theksoi presidenti Valera.