KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Panama Papers, shpërthen skandali botëror i korrupsionit
"Panama Papers" mobilizohen autoritetet shqiptare

Panama Papers, shpërthen skandali botëror i korrupsionit

Rreth 140 politikanë, mes të cilëve 12 krerë dhe ish krerë shtetesh, zyrtarë, persona publikë dhe sportistë nga e gjithë bota pretendohet se janë të përfshirë në skandalin më të fundit financiar që ka tronditur botën. Një rrjet gazetarësh ndërkombëtarë hetimi ka publikuar 11 .5 milionë dokumente të një zyre juridike nga Panamaja të quajtur Mossack Fonsecca, e cila ndihmon klientët e saj që të fshehin pasurinë, të shmangin taksat nga vendet e tyre të origjinës dhe të pastrojnë para në vende të tjera të konsideruara si parajsa fiskale. Në listën e klientëve të Mossack Fonseka-s janë 29 miliarderë të cilët revista Forbes i ka përfshirë mes 500 njerëzve më të pasur të botës. Mes politikanëve, të përmendur në dokumenta rezultojnë kryeministri i Islandës, presidenti i Argjentinës dhe ai i Azerbajxhanit.  Dokumentet tregojnë se veprime financiare të ndaluara nga ligjet ndërkombëtare, janë kryer edhe nga familjarë të politikanëve botërorë, si babai i kryeministrit britanik Kameron, kunati i presidentit kinez dhe një mik i ngushtë i presidentit rus Putin. Të dhënat tregojnë lidhje mes kompanive të konsideruara guaskë nga familjarët dhe miq të ngushtë të ish presidentit egjiptian Mubabarak, ish liderit të Libise Gaddafi si dhe e presidentit sirian Al-Assad. Sipas mediave të huaja, në dokumentet e Panamasë figurojnë emrat e disa yjeve nga klubet me të njohura të futbollit botëror.