KRYEFAQJA » LAJME » Panariti: Aministi dhe masa lehtësuese për fermerët debitorë ndaj AZHBR-së

Panariti: Aministi dhe masa lehtësuese për fermerët debitorë ndaj AZHBR-së

Ministria e bujqësisë do t’i propozojë së afërmi Ministrisë së Financave aministi dhe masa lehtësuese për fermerët që i janë debitorë Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor dhe Rural. Nga Fieri, ku po vizitonte një fermë blegtorale, ministri Panariti sqaroi se në vitin 2000 u bënë disa financime përmes grantit japonez, të cilat ishin grante por u përdorën si kredi nga qeveria e asaj kohe. Një gjë e tillë u bë pa respektuar detyrimet ndaj fermërve dhe pa i ofruar atyre lehtësirat e premtuara si pjesë e kreditimit, duke i bërë ata jokonkurrente në treg. Kjo situatë ka çuar në vështirësi për fermerët, disa prej të cilëve, megjithëse kanë paguar më shumë se gjysmën e kredisë, aktualisht po përballen edhe me gjykata, deri në sekuestro përmes zyrave përmbarimore. Sipas Panaritit, duke i çliruar fermerët nga detyrimet, ata bëhen përfitues të fondeve shtesë të Bashkimit Europian.