KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Panariti: Amnisti dhe masa lehtësuesve për fermerët debitorë ndjaj AZHBR
Panariti: Amnisti dhe masa lehetësuesve për fermerët debitorë ndjaj AZHBR

Panariti: Amnisti dhe masa lehtësuesve për fermerët debitorë ndjaj AZHBR

Ministria e Bujqësisë do t’i propozojë së afërmi Ministrisë së Financave aministi dhe masa lehtësuese për fermerët që janë debitorë ndaj Agjensisë së Zhvillimit Bujqësor dhe Rural. Nga Fieri, ku po vizitonte një fermë blegtorale, ministri Edmond Panariti sqaroi se në vitin 2000 u bënë disa financime përmes grantit japonez, të cilat u përdorën si kredi nga qeveria e asaj kohe. Një gjë e tillë u bë pa respektuar detyrimet ndaj fermerëve dhe pa u ofruar atyre lehtësirat e premtuara si pjesë e kreditimit, duke i bërë ata jokonkurrente në treg. Kjo situatë ka çuar në vështirësi për fermerët, disa prej të cilëve, megjithëse kanë paguar me shumë se gjysmën e kredisë, aktualisht po përballen edhe me gjykata, deri në sekuestro përmes zyrave përmbarimore. Sipas ministrit Panariti, duke i çliruar fermerët nga detyrimet, ata bëhen përfitues të fondeve shtesë të Bashkimit Europian.