KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Panariti: Bujqësia, alternative për punësimin e refugjatëve
Panariti: Bursa bujqësore së shpejti në Lushnje

Panariti: Bujqësia, alternative për punësimin e refugjatëve

Ministrat e bujqësisë së 13 vendeve anëtare të Qendrës Ndërkombëtare për Studime të Avancuara të Mesdheut Bujqësor, të mbledhur sot në Tiranë u shprehen se sektori i bujqësisë e ka të gjithë kapacitetin për të ofruar zgjidhje të qëndrueshme për migrimin si për atë rural-urban dhe atë të migrantëve dhe refugjatëve që vijnë nga vendet e lindjes së mesme. Në mbyllje të aktivitetit, Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti vlerësoi se Europa duhet të përballet me krizën e refugjatëve nga vendet e mesdheut.

Duke u nisur nga rastet e fundit të cënimit të sigurisë ushqimore në vend, pasqyruar në media të ndryshme, Ministri Panariti theksoi se sfida e sigurisë ushqimore nuk duhet të jetë vetëm në dorën e institucioneve, por duhet të përfshihet edhe konsumatori.

Ministri Panariti gjithashtu konfirmoi se prezenca e dermatozes nodulare është tashmë nën kontroll, pasi ka patur një pakësim të vatrave ekzistuese, ndërsa ritheksoi se fermerët kafshët e të cilëve u preken nga këto sëmundje dhe u asgjësuan nuk do të kompensohen me para, por do t’u zëvëndësohen gjedhet. Ky proçes pritet të filloje brenda dy javësh.