KRYEFAQJA » LAJME » Panariti: Çbllokohet eksporti i perimeve shqiptare në Maqedoni
Panariti: Çbllokohet eksporti i perimeve shqiptare në Maqedoni

Panariti: Çbllokohet eksporti i perimeve shqiptare në Maqedoni

Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave Edmond Panariti tha se eksportet e produkteve bujqësore shqiptare me Maqedoninë janë çbllokuar. Duke folur të hënën për mediat ai tha se kishte kontaktuar me ministrin maqedonas të ekonomisë dhe pas kësaj 5 kamionë shqiptarë kishin kaluar doganën. Dy ditë më parë pesë kamionë të ngarkuar me kastraveca të fermerëve shqiptarë janë bllokuar në doganën e Bllatës, duke mos u lejuar të hyjnë në Maqedoni. Zoti Panariti pranoi se ndalimi i tyre në kufi ka qenë pa asnjë arsye. Sipas tij pritet që në mbledhjen e qeverisë maqedonase do të diskutohet edhe problemi i bllokimit të kamionëve shqiptarë në kufi.
Ministri shqiptar i bujësisë dhe ushqimit bëri të ditur se pas analizave të kryera, prodhimet e bujqëve shqiptarë kishin rezultuan të pastra. Ai u bëri thirrje autoriteteve maqedonase “Të zbatojmë marrëveshjen e tregëtisë së lirë për të mos krijuar pengesa në qarkullimin e mallrave bujqësore. Mosrrespektimi i kësaj marrëveshje krijon dëme të pallogaritshme te fermeret dhe tregtarët, të cilat nuk mund të respektojnë kontraktat e lidhura paraprakisht” tha ministri Edmond Panariti. Një situatë e ngjashme u krijua edhe në nëntor të vitit të kaluar.