KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Panariti, çertifikimi i çdo produkti është sipas standarteve të duhura

Panariti, çertifikimi i çdo produkti është sipas standarteve të duhura

13 milion euro do shkojnë direkt si mbështetje për të investuar në sektorin e bujqësisë. Në takimin e parë të komitetit të monitorimit për programin IPARD II, ministri Panariti tha se kjo është pjesa e parë e disporsuar për vitin 2016 një hap i rëndësishëm në financimin e bujqësisë nga fondet e bashkimit Europian.

Ministri panariti tha se eksportet në vendin tonë janë në rritje ndërkohë ai foli rreth pengesës së eksportit të patates duke thënë se çertifikimi i çdo produkti është sipas standarteve të duhura.

Panariti tha se sektori i bujqësisë është prioritare për zhvillimin ekonomik të vendit.