KRYEFAQJA » LAJME » Panariti-De Castro: Të hapen eksportet për molusqet shqiptare

Panariti-De Castro: Të hapen eksportet për molusqet shqiptare

Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, u takua me Kryetarin e Komisionit të Bujqësisë në Parlamentin Europian, Paolo de Castro. Ministri Panariti e informoi europarlamentarin de Castro mbi reformat në fushën e bujqësisë. Në mënyrë të veçantë u diskutua për sfidat e sektorit e peshkimit dhe të akuakulturës, ku hapja e eksporteve për molusqet dhe zgjerimi i eksportit të prodhimeve të detit ishin tema qëndrore e bisedës. Ministri Panariti kërkoi rritjen e mbështetjes europiane në ndërtimin e porteve të peshkimit, merkatove të peshkut dhe kantiereve të riparimit te anijeve. Europarlamentari de Castro, theksoi nevojen e përmbylljes sa me parë të një marreveshje në këtë drejtim dhe premtoi mbështetjen e Parlamentit Europian për të siguruar edhe mbeshtetjen e Komisionit Europian në ketë drejtim. Gjithashtu gjate takimit u diskutua edhe mbi mundësinë e rritjes së kapaciteteve të peshkimit nga flota shqiptare nëpërmjet modernizimit të saj me mjete bashkëkohore.