KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Panariti dhe Vllahutin diskutojnë mbi rrjetet tregëtare europiane të ushqimit në Shqipëri
Panariti dhe Vllahutin diskutojnë mbi rrjetet tregëtare europiane të ushqimit në Shqipëri

Panariti dhe Vllahutin diskutojnë mbi rrjetet tregëtare europiane të ushqimit në Shqipëri

Ministria Bujqësisë dhe Delegacioni Europian në Tiranë, po shqyrtojnë rrugët e rritjes së pranisë së rrjeteve tregëtare europiane të ushqimit në Shqipëri. Gjatë një takimi midis ministrit Edmond Panariti dhe ambasadorja e BE në Shqipëri, Romana Vlahutin, pala shqiptare ka propozuar krijimin e platformave te integruara për çmimet me shumicë të artikujve bujqësorë, mbi bazën e mekanizmave të ankandit, bazuar në përvojat evropiane. Ambasadorja Vlahutin premtoi mbështetje nëpërmjet programit TAIEX. Zoti Panariti ka kërkuar nga BE mbështetje në programet e parandalimit të sëmundjeve të transmetueshme nga kashët te njeriu, për të garantuar ç’rrënjosjen e tyre në Shqipëri.