KRYEFAQJA » LAJME » Panariti letër bashkive për tregjet e hapura
panariti, ministri i bujqesise, reforma

Panariti letër bashkive për tregjet e hapura

Ministria e bujqësise i kërkon të gjitha bashkive të vendit, të plotësojnë kushtet dhe kriteret higjeno sanitare në tregjet e hapura të kafshëve të gjalla bujqësore dhe thertoret e mishit. Në një letër drejtuar strukturave veterinare në të gjitha qarqet e vendit, ministri Panariti thekson se situata është shumë e rëndë ku tregtohen kafshë të pa matrikulluara dhe pa certifikatë veterinare. Ndërkohë Panariti bëri me dije se në rast se subjektet nuk plotësojnë kriteret që kërkohen theksoi se do të pezullojë të gjitha aktivitetet e tregtimit. I pyetur rreth situatës së liqenit të Prespës për ngordhjen e disa peshqëve Panariti tha se kjo situatë ka ndodhur për shkak të mungesës së oksigjenit dhe për këtë është ngritur një grup pune për kontrollin e situatës. Ndërkohë ministri I bujqësisë paralajmëroi edhe heqjen e liçensës së subjekteve që administrojnë në liqenin e Prespës në rast të mos plotësimit të kushteve.