KRYEFAQJA » LAJME » Panariti : “ Luleshtrydhet janë të sigurta”
Panariti : “ Luleshtrydhet janë të sigurta”

Panariti : “ Luleshtrydhet janë të sigurta”

Produktet bujqesore shqiptare janë të sigurta, e fermerët që i kultivojnë kontrollohen në të gjitha fazat. Këtë garanci i jep konsumatorëve shqiptare ministri i bujqësisë Edmond Panariti, në kohën kur nuk mungojnë zërat se disa produkte kanë në përbërje hormone. Ministri i bujqësisë Edmond Panariti i hedh poshtë të gjitha pretendimet e ngritura së fundmi se luleshtrydhet vendase përmbajnë hormone. Në një intervistë për emisionin Glob, të Blerta Tafanit, ministri Panariti garanton konsumatorët se të gjitha produktet shqiptare janë të sigurta. Sa i përket bllokimit të kamioneve me patate shqiptare nga bashkimi europian ministri i bujqësisë sqaron situatën. Shqipëria nuk është i vetmi vend që e ka të ndaluar eksportin e disa produkteve në bashkimin europian, e megjithatë ne kemi një listë të gjatë produktesh “made in albania” në këtë treg.