KRYEFAQJA » LAJME » Panariti takim urgjent me drejtues të AKU-së
Panariti me drejtues të AKU-së

Panariti takim urgjent me drejtues të AKU-së

Lidhur me situatën problematike të ditëve të fundit për sigurinë ushqimore, Ministri i Bujqësisë, Panariti mblodhi në një takim urgjent drejtues të shtatë laboratorëve rajonal të autoritetit kombëtar të ushqimit. Panariti u shpreh se laboratorët rajonal të kontrollit duhet të kryejnë të gjitha analizat, dhe për këtë kërkohet më shumë impenjim i specialistëve, për të garantuar te konsumatoret sigurinë ushqimore.

Ndërkohë përsa i përket cilësisë së analizave, Ministri Panariti, kërkoi pajisjen e laboratorëve me teknologji të kohës.

Ministri u kërkoi drejtuesve të 7-të laboratoreve rajonale Autoritet Kombëtar të Ushqimit, respektim të protokollit në përdorimin e imputeve bujqësore dhe fidanave. Panariti tha se buletinet javore të analizave dhe kontrolleve ti paraqiten publikut për të ndaluar abuzimi me informacione të pavërteta.