KRYEFAQJA » LAJME » Panariti mori pjesë në Konferencën e FAO-s në Turqi

Panariti mori pjesë në Konferencën e FAO-s në Turqi

Ministri i Bujqësisë Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave Edmond Panariti, mori pjesë në Konferencën e FAOs për objektivat e zhvillimit të qëndrueshëm të Bujqësisë, në Turqi. Në fjalën e tij Ministri Panariti gjatë prezantimit në konferencë do të paraqesë objektivat e zhvillimit të qëndrueshëm të Bujqësisë në Shqipëri si dhe do të diskutojë me Drejtorin e Përgjithshëm të FAO-s, Graziano da Silva mbi mbështetjen që duhet të ketë Shqipëria për të përmbushur këto objektiva. Ministri Panariti do të zhvilloje takime me homologun e tij turk, Faruk Celik, ku do të diskutohet për forcimin e bashkëpunimit në fushën e bujqësisë si dhe me disa ministra të tjerë të vendeve anëtare të FAOs.