KRYEFAQJA » LAJME » Panariti: Ndalimi i produkteve shqiptare nga maqedonasit, pa arsye!
panariti

Panariti: Ndalimi i produkteve shqiptare nga maqedonasit, pa arsye!

Ndalimi i kamionëve me produkte shqiptare në doganën maqedonase për 72 orë ka sjellë humbje dhe probleme për prodhuesit shqiptar. Në një intervistë për TVSH, ministri i bujqësisë, Edmond Panariti tha se ndalimi ishte pa arsye dhe rezultatet e analizave ishin 25 për qind më pak se normat e lejuara të Bashkimit Europian. Zoti Panariti tha se janë 7 laboratorë rajonalë të cilat monitorojnë në çdo kohë mbi zhvillimin e produkteve dhe tregëtimin e tyre. Viti 2016 sipas ministrit Panariti ka sjell një zhvillim në eksportet bujqësore duke sjell kështu një rritje me 31 përqind më shumë se një vit më parë.