KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Panariti: Në Shqipëri nuk ka grip të shpendëve

Panariti: Në Shqipëri nuk ka grip të shpendëve

Pas një inspektimi të kryer në një nga komplekset e mbarështrimit në zonën e Kavajës, Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti deklaroi se strukturat e ministrisë dhe udhëzimet që janë dhënë për komplekset e rritjes së shpendëve po funksionojnë më së miri dhe në Shqipëri nuk ka asnjë rast të shfaqjes së gripit të shpendëve. Panariti foli edhe për sëmundjen e lëkurës gungore e cila dëmtoi shumë fermerë në vend, duke i siguruar ata se do të kompesohen shumë shpejt. Në ditët e ardhshme parashikohet rikthimi i reshjeve të shiut dhe për parandalimin e përmbytjeve strukturat e ministrisë së bujqësisë po punojnë për të pasur në gatishmëri hidrovorët dhe digat pritëse në zonat që janë nën nivelin e detit, si Lezha dhe Shkodra.