KRYEFAQJA » LAJME » Panariti në Washington DC.
Panariti: Amnisti dhe masa lehetësuesve për fermerët debitorë ndjaj AZHBR

Panariti në Washington DC.

Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, niset sot për një vizitë zyrtare në Washington DC. Pjesë e axhendës së vizitës së ministrit do jenë takime në Departamentin Amerikan të Shtetit, Departamentin e Bujqësisë, takime në Shtëpinë e Përfaqësuesve (Kongresi Amerikan), Bankën Botërore, Administratën e Ushqimit dhe të Barnave, takime me kompani amerikane të interesuara për të investuar në bujqësi, takime me personalitete të komunitetit hebre si dhe një vizitë në Muzeumin e Holokaustit në Washington D.C.

Në fokus të bisedimeve do të jenë, intensifikimi i marrëdhënieve tregtare midis dy vendeve, mundësia e financimit për pajisjen e laboratorëve rajonalë me teknologjnë bashkëkohore dhe të nevojshme për kryerjen e analizave, asistenca dhe mbështetja amerikane në implementimin e një projekti pilot për krijimin e bursës së prodhimeve bujqësore dhe hartimi i një strategjie parandaluese për peshkimin e paligjishëm.