KRYEFAQJA » LAJME » Panariti, “Rritja e kreditimit është jetike për bujqësinë”

Panariti, “Rritja e kreditimit është jetike për bujqësinë”

Mënyra më e mirë se si ne duhet për të ndihmuar bizneset është mbështetja që i japim reformës në sektorin e drejtësisë dhe gjyqësorit, kështu u shpreh ndihmës administratori i përgjithshëm i USAID për Europën dhe Azinë, Thomas Melia në konferencën për mbështetjen për të ardhmen në bujqësinë shqiptare.

Ndërkohë Ministri i Bujqësisë, Panariti tha se për vitin 2016, buxheti përmes skemave kombëtare në bujqësi të qeverisë shqiptare parashikohet të jetë 13 milion euro.

Rritja e kreditimit është jetike për bujqësinë”. Por ne jemi të kënaqur që kemi arritur të mposhtim skepticizmin për të investuar në bujqësi, si nga ana e institucioneve financiare dhe e agro bizneseve. Nëpërmjet Fondit të Garancisë të qeverisë shqiptare dhe BERZH prej 75 milion Euro do të sigurohet jo vetëm financim por edhe konsulencë për fermerët shqiptarë”.

Përfaqësues të Qeverisë, ekspertë dhe sipërmarrës në bujqësi, donatorë dhe investitorë, diskutuan për mundësi te reja të financimit të agrobizneseve shqiptare me synimin që bujqësia shqiptare të përballojë sfidat e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.