KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Panariti: Së shpejti do të rinisë therrja dhe tregëtimi i mishit të gjedhëve
Panariti: Amnisti dhe masa lehetësuesve për fermerët debitorë ndjaj AZHBR

Panariti: Së shpejti do të rinisë therrja dhe tregëtimi i mishit të gjedhëve

Ministri i Bujqësisë dhe ushqimit Edmond Panariti njoftoi se brenda pak ditësh do të rinisë therrja dhe tregëtimi i mishit të gjedhëve, pas një periudhe ndëprerjeje për shkak të shfaqjes së sëmundjes së dermatozës nodulare. Deklaratën e tij zoti Panariti e bëri nga Fieri ku po inspektonte proçesin e vaksinimit. Sipas tij në jug të Shqipërisë nuk ka asnjë vatër të sëmundjes së gjedhit. Megjithatë moratoriumi që ndalon therrjen dhe tregëtimin e mishit do tï hiqet  gradualisht. “Ne kemi shpëtuar 200 mijë krerë që rrezikoheshin nga kjo sëmundje që do ti nxirrte totalisht jashtë prodhimit. Besoj mund ta përllogarisni vetë dhe dëmin e madh financiar që do ti shkaktonim ekonomive individuale, por edhe ekonomisë kombëtare, që llogaritet rreth 300 milion euro”, tha ministri Panariti.