KRYEFAQJA » LAJME » Panariti, thirrje bashkive për tregje të standardeve bashkohore
panariti-thirrje-bashkive-per-tregje-te-standardeve-bashkohore

Panariti, thirrje bashkive për tregje të standardeve bashkohore

Tregjeve aktuale kaotike të tregtimit të gjëse së gjallë, siç janë ai i Milotit, i Krujës dhe Rrogozhinës, do t’u ndërpritet aktiviteti nëse bashkitë përkatëse nuk marrin masa të menjëhershme për t’i mirëadministruar apo rindërtuar ato sipas standardeve bashkëkohore. Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti u kujtoi sot këtyre bashkive se janë përgjegjëse për mireadministrimin e tregjeve.

Po kjo nuk është vetëm çështje besimi, por do të jetë dhe çështje insistimi dhe këmbëngulje nga ana jonë që, edhe ato tregje kaotike që për fat të keq ende vazhdojnë të ekzistojnë, siç është tregu i Milotit, i Krujës siç është tregu i Rrogozhinës, të reagojnë, kur flas për reagim e kam fjalën për autoritetet vendore të cilët e kanë dhe kompetencë të tyre direkte ndërtimin dhe administrimin e këtyre tregjeve, të reagojnë sa më parë.

Sipas tij, Shqipëria aktualisht po pret hapjen e negociatave me Bashkimin Europian dhe siguria ushqimore, mbrojtja e konsumatorit si dhe parandalimi i sëmundjeve janë një element kyç në këtë drejtim. Ministri i bujqësisë i bëri këto deklarata gjatë inagurimit të tregut të ri të gjëse së gjallë që është ngritur në fshatin Laknas, një kompleks ky që i plotëson të gjitha standardet e sigurisë, parandalimit të sëmundjeve dhe kontrollit të kafshëve që tregtohen në qarkun Tiranë.