KRYEFAQJA » LAJME » Panariti: U sigurua sasia e vaksinave kundër dermatozës nodulare

Panariti: U sigurua sasia e vaksinave kundër dermatozës nodulare

Deklarata e djeshme e një fermereje nga Lushnja, se lopa që i kishte ngordhur ishte dërguar në punishtet e sallamit në Tiranë, u përgënjeshtrua sot nga Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, i cili u shpreh se rasti ishte verifikuar dhe rezultoi i pavërtetë. “Inspektorët veterinarë e verifikuan proçesin në fjalë duke arritur në konkluzionin se ishte i pavërtetë.”-theksoi ai, duke vijuar,- “Mediat duhet të verifikojnë informacionin dhe të shqyrtojnë vërtetësinë e materialit që botojnë, pasi çdo rast është i monitoruar nga Shërbimi Veterinar, pasi ndikojnë në opinionin publik.” Panariti gjithashtu bëri të ditur se është siguruar e gjithë sasia e nevojshme e vaksinës kundër dermatozës nodulare dhe duke filluar nga nesër, do të fillojë vaksinimi i kafshëve ndaj kësaj sëmundjeje. Ministri i Bujqesise gjithashtu u kujtoi fermerëve se efekti parandalues i vaksinës nuk vepron i vetëm, pasi nevojitet të shoqërohet me higjenë mirëushqyerje dhe teknologji të përshtatshme të mbarështimit. Numri i kafshëve të ngodhura për shkak të sëmundjes, ka shkuar në 900, në rang vendi, ndërsa pasi të mbarojë proçesi i kontrollit të sëmundjes, pritet të fillojë proçesi i dëmshpërblimit të fermerëve të cilëve do tu jepen kafshë të gjalla për të zëvendësuar ato që u kanë ngordhur. Panariti tha se 50 mijë vaksina do të fillojnë të shpërndahen nesër, ndërsa priten edhe 150 mijë të tjera, në shërbim të krerëve të pavaksinuar deri më sot.