KRYEFAQJA » LAJME » Panariti vizitë në fabrikën e përpunimit të peshkut në Lezhë
Panariti vizitë në fabrikën e përpunimit të peshkut në Lezhë

Panariti vizitë në fabrikën e përpunimit të peshkut në Lezhë

Industria e përpunimit në Shqipëri është më e zhvilluara në Ballkan, por kjo industri nuk duhet të jetë e varur nga importi siç ka ndodhur deri më tani. Kështu ka deklaruar Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti teksa vizitoi fabrikën e përpunimit të peshkut në Lezhë. Sipas Panaritit duhet që të forcojmë kapacitetin peshkues në ujërat e vendit tonë dhe për këtë duhet ndërtimi i një flote dinjitoze peshkimi në një kohë shumë të shpejtë. Administratori i fabrikes së përpunimit të peshkut në Lezhë, Kujtim Shkreli tha se prej 18 vitesh po punohet me peshk të importuar nga vendet e Europës dhe sipas tij kjo problematikë duhet të marrë zgjidhje. Fabrika e përpunimit të peshkut në Lezhë përpunon dhe eksporton sasi të konsiderueshme peshku në vende të ndryshme të botës, ndërsa ky biznes ka të punësuar mbi 600 persona kryesisht gra dhe vajza.