KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Panariti vizitë në SHBA
Panariti vizite ne SHBA

Panariti vizitë në SHBA

Në kuadër të vizitës së tij në SHBA, Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti vizitoi ditën e diel tregun e prodhimeve bujqësore kryesisht organike në Washington. Ministri ka parë nga afër organizimin e këtij tregu, prodhimet bujqësore organike me origjinë nga ferma të vogla, mënyrën e organizimit dhe etiketimin e tyre. Gjithashtu, Ministri Panariti priti në takim ish-kongresmenin, Mike Sodrel, ku vlerësoi interesimin e tij në mbështetjen dhe zhvillimin e bujqësisë shqiptare. Panariti e informoi për politikat e ndërmarra nga dikasteri që drejton dhe për projektet të cilat do t’i adresohen në ditët në vijim, në takimet e planifikuara në Departamentin e Shtetit. Ish-kongresmeni Sodrel ka shprehur dëshirën për të vizituar Shqipërinë dhe për të parë nga afër mundësinë që ofron sektori bujqësor si një nga sektorët prioritarë në zhvillimin ekonomik të vendit. Në këtë kuadër, Ministri Panariti takoi zv/presidentin e kompanisë ‘’Abraxis’’, David Deardorff, një nga kompanitë më prestigjioze në fushën e kërkimit shkencor dhe analizave laboratorike të prodhimeve ushqimore. Ministri kërkoi asistencën e kësaj kompanie dhe pajisjen për analizat të cilat përbëjnë gjeneratën e fundit të zhvillimit teknologjik amerikan, në zbulimin e ndotësve, pesticideve ose insekticideve në prodhimet me origjinë bujqësore dhe shtazore.