KRYEFAQJA » LAJME » Panariti:Asnjë rrezik për konsumatorin nga sëmundja e gjedheve
Panariti:Asnjë rrezik për konsumatorin nga sëmundja e gjetheve

Panariti:Asnjë rrezik për konsumatorin nga sëmundja e gjedheve

Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti në një komunikim me mediat, ka bërë të ditura shifrat e punës së 6 mujorit të parë të vitit 2016. Lidhur me sëmundshmërinë e dermatozës nodulare të gjedheve , ministri ka siguruar se nuk ka asnjë rrezik për konsumatorin shqiptar.

Ministri ka bërë thirrje të lihen specialistët të bëjnë punën e tyre duke u ndalur në detajet ekonomike të situatës e shpjeguar protokollin e menaxhimit të saj.

Dyfishimin e eksporteve në buqësi, me rritje të ardhurash në masën e 50 milionë dollarëve më shumë se një vit më parë, ministri ja atribon modelit të bujqësisë me porosi si më eficienti.

Fokusi i ditëve në vijim do të jenë edhe kanalet kulluese e vaditëse të cilat do të jenë objekt inspektimi e ndërhyrjesh edhe për të parandaluar përmbytjet gjatë sezonit të shirave.

Asnjë rrezik për konsumatorin nga sëmundja e dermatozës nodulare të gjedhëve. Kafshët e prekura do të asgjësohen si dhe do të merren masat për kompensimin e dëmit të pësuar nga krerët e humbur. Garancia vjen nga Ministri Panariti në analizën e 6 mujorit të parë të vitit. Ndërkohë modeli i menaxhimit së bujqësisë me porosi, ka çuar në rritjen e prodhimit dhe dyfishimin e eksporteve në këtë sektor.