KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Papa: Aborti mëkat, por duhet mëshiruar
Papa lehtëson procedurat për faljen e abortit nga Kisha Katolike

Papa: Aborti mëkat, por duhet mëshiruar

Ati i Shenjtë ka përmbyllur nga Vatikani Jubileun duke përsëritur edhe një herë rëndësinë që mëshira duhet të ketë në jetën e gjithkujt. Dhe vetëm 24 orë nga  përfundimi i  Vitit të  Shenjtë i jashtëzakonshëm i mëshirës, shpallur nga Papa 8 dhjetorin e kaluar, është bërë publike edhe letra apostilike e Mëshirës. Mes të tjerash në të thuhet  se bëhet e përheshme mundësia  që priftërinjtë  të shfajësojnë ata persona që kanë bërë një abort apo mjekët që asisitojnë . Më tej nënvizohet se do të përcaktohet edhe dita botërore e të varfërve, pasi edhe jubileu këtë vit i është kushtuar personave të përjashtuar nga shoqëria. Por çfarë ndryshon për çështjen e abortit? Të gjitha nënat që kanë abortuar apo dhe mjekët do të kenë mundësinë t’u bashkohen takimeve kishtare pa asnjë pengesë. Deri më tani ata ishin të përjashtuar automatikisht, hyrja mund të realizohej vetëm në sajë te miratimit të një peshkopi apo të një të deleguari. Por Ati i Shenjtë përsëriti: “ Aborti është një mëkat i madh sepse i jep fund një jete të pafajshme, por priftërinjve  u kërkohet  të jenë udhëheqës, të mbështesin dhe të shoqërojnë të penduarit në një pajtim të veçantë.”