KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Papa bën thirrje për heqjen e dënimit me vdekje

Papa bën thirrje për heqjen e dënimit me vdekje

Papa Francesku ka bërë thirrje sot për heqjen e denimit me vdekje, duke theksuar se urdhëresa për ndalimin e vrasjes është e vlefshme si për fajtorin ashtu edhe për të pafajshmin. Duke folur para dhjetra mijëra besimtarëve në Sheshin Shën Pjetër këtë të dielë, Papa gjithashtu u bëri thirrje politikanëve katolike në botë të punojnë për një moratorium për çdo ekzekutim të planifikuar gjatë këtij viti të Shenjtë kishtar.” U bëj thirrje ndërgjegjieve të atyre që qeverisin botën që të arrijnë një konsensus për heqjen e denimit me vdekje” deklaroi Ati i shenjtë. Përpara se të mbyllte fjalimin e tij, Papa Francesku ngriti një paketim të vogël që shëmbëllente me një pako ilacesh, e cila përmban rruzore. “Dua t’ju sugjeroi një ilac shpirtëror të quajtur “mizerikordina”. Kjo nuk është hera e parë, por ky lloj ka me shumë cilësi. Merreni këtë dhuratë si ndihmë shpirtërore në këtë vit të mëshires, dashurisë, faljes dhe vëllazërisë”, u tha Papa besimtarëve ndërsa po u shpërdaheshin paketat me rruzore.