KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Papa bën thirrje për ndihmë ndaj refugjatëve

Papa bën thirrje për ndihmë ndaj refugjatëve

Papa francesku u lut sot për të gjithë refugjatet që ikin nga zonat e luftës dhe rrethana të tjera cnjerezore, sic i quajti ai. Ai tërhoqi vëmendjen për krizën e emigrantëve në Greqi dhe në vende të tjera që ndodhen në vijën e parë të frontit për dhënien e ndihmës, duke kërkuar që ato të ndihmohen nga të gjitha shtetet e tjera. Ati i shenjtë tha se barra duhet ndarë në mënyre më të drejtë. Në sheshin Shën Pjetri, Papa u lut që armëpushimi i shkurtër në Siri të jetë një dritare mundësie për t’u dhënë frymemarrje njerëzve që vuajne dhe shprehu besimin për vijim të dialogut drejt paqes.