KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Papa Françeksu thirrje për mbështetjen e refugjatëve

Papa Françeksu thirrje për mbështetjen e refugjatëve

Papa Françeksu u bëri sot thirrje të gjitha vendeve të hapin zemrat dhe dyert për refugjatet, duke shtuar se ata që presin në kufijte e Evropës në të ftohtë dhe shi po ndjehen si të braktisur nga zoti. “Sa nga vëllezërit tanë po jetojnë sot në mërgim, larg vendit të tyre. Në sy u duken ende rrënojat e shtëpive. Kanë frikë në zemra, ndjejnë dhimbje për të dashurit që kanë humbur”, tha papa duke përshkruar gjendjen e tyre. “Ata po vuajnë për bukë dhe nuk ndjehen të mireseardhur. Si ka mundësi që të shohim kaq shumë vuajtje për burrat, gratë e fëmijët? Kanë mbetur atje sepse shumë zemra dhe dyer janë mbyllur”, tha ati i shenjtë duke shprehur solidaritet me gjithë popujt e Lindjes së Mesme që jetojnë kohë të turbullta.