KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Papa Francesku dënoi sulmet që goditen kryeqytetin Belg

Papa Francesku dënoi sulmet që goditen kryeqytetin Belg

Në audiencën e së mërkures, Papa Francesku foli për sulmet që tronditen Brukselin, si pasojë e të cilëve shumë persona humbën jetën dhe shumë të tjerë u plagosen. Ati i shenjtë u bëri thirrje të gjithë “personave me vullnet të mirë”, sic u shpreh ai, që të bashkohen dhe të dënojnë njëzëri të gjitha sulmet e neveritshme që shkaktojnë vetëm vdekje, terror dhe horror. “Lutjet e mia janë me Belgjikën, me të gjithë familjet e viktimave dhe të plagosurve. Në këtë javë të shenjtë, ju kërkoj të luteni dhe t’i kërkoni Zotit të qetësoje zemrat e hidhëruara si dhe të kthejë në rrugën e drejtë zemrat e atyre personave të cilëve janë pushtuar nga fondamentalizmi mizor”, u shpreh Papa para mijëra besimtarëve në sheshin shën Pjetër. Më pas Ati i Shenjtë, kërkoi një minute heshtje në lutje në nderim të viktimave, të plagosurve dhe popullit të Belgjikës.