KRYEFAQJA » LAJME » Papa Françesku firmos dekretin e shpalljes për 38 Martirë të Kishës Katolike
Papa Françesku ka firmosur dekretin i cili shpall zyrtarisht martirizimin e 38 Martirë të Kishës katolike

Papa Françesku firmos dekretin e shpalljes për 38 Martirë të Kishës Katolike

Pontifikati i Papa Françeskut, pasurohet me martirë të rinjë të shekullit XX. Ashtu sikurse pritej Papa Françesku ka firmosur dekretin i cili shpall zyrtarisht martirizimin e 38 Martirë të Kishës katolike të vrarë në vitet 1945-1974 nga regjimi komunist në Shqipëri. Njoftimi është dhënë të mërkurën nga Imzot Angelo Massafra, kreu i Konferencës Ipeshkvnore. Në audiencen që Papa i ka dhënë kardinalit Amato, Prefekt i Kongregates per Shenjterit, ka autorizuar shpalljen e dekretit për “martirizimin e Shërbëtorit te Hyjit Vinçenc Prennushi i Urdhërit të Fretërve të vegjël dhe 37 shokët martirë te vrare ndermjet 1945 dhe 1974”. Për 38 klerikët shqiptarë shënohet përfundimi i proçesit të lumturimit, proçes të cilin sot me firmën e tij e mbylli Papa Françesku. Në një postim në rrjetin social Fejsbuk me këtë rast , kryeministri Rama shprehet: “krenari kombëtare për martirët dhe përulje me respekt të thellë për Papa Françeskun”.