KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Papa Françesku kërkon ndaljen e krimeve kundër emigrantëve
Papa Françesku kërkon ndaljen e krimeve kundër emigrantëve

Papa Françesku kërkon ndaljen e krimeve kundër emigrantëve

Papa Francesku kërkoi të dielën që të gjithë  të punojnë sëbashku për të ndalur krimet kundër emigrantëve. Në fjalën që mbajti në sheshin Shën Pjetrit në Romë, ai u lut edhe për 71 emigrantët që u gjetën të vdekur brenda një kamioni në kufirin mes Hungarisë dhe Austrisë. Si dhe për të gjithë ata që përjetojnë udhëtime të tilla të tmerrshme. “Për fat të keq, këtyre ditëve, shumë emigrantë kanë humbur jetën në këto udhëtime të tmerrshme. Për të gjithë këta vëllezër e motra, ju ftoj të lutemi së bashku” tha ai. “Krime të tilla fyejnë gjithë familjen njerëzore”, tha papa duke kërkuar me tepër pune që t’u jepen fund abuzimeve dhe dhunës.