KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Papa Françesku: Kisha katolike duhet t’i kërkojë falje homoseksualëve
Papa lehtëson procedurat për faljen e abortit nga Kisha Katolike

Papa Françesku: Kisha katolike duhet t’i kërkojë falje homoseksualëve

Papa Françesku deklaroi se kisha katolike romane duhet t’u kërkoje falje anëtarëve të komunitetit gei për mënyrën se si i ka trajtuar ata. Gjatë rrugës së kthimit nga Armenia, ku zhvilloi një vizitë tre-ditore, Papa Françesku u tha gazetarëve në avionin papal se Kisha nuk ka të drejtë të gjykojë komunitetin gei dhe duhet të tregojë respekt ndaj tij. “Do të përsëris atë që thotë katekizmi i Kishës, që ata (homoseksualët) nuk duhet të disktriminohen, por duhet të respektohen”, theksoi Papa. Ati i Shenjtë u shpreh se Kisha duhet t’u kërkojë falje personave të tjerë që i ka margjinalizuar në të shkuarën, siç janë gratë, të varfërit dhe fëmijët që detyrohen të punojnë.