KRYEFAQJA » LAJME » Papa Françesku kremton të premten e shenjtë
Papa Françesku kremton të premten e shenjtë

Papa Françesku kremton të premten e shenjtë

Ende sot e shohim Kryqin e Krishtit, simbol njëkohësisht i dashurisë hyjnore e padrejtësisë njerëzore, shenjë e bindjes dhe emblemë e tradhëtisë, trekëmbësh i persekutimit dhe flamurit të fitores” është gati një klithmë me tone shumë të ashpra lutja që Papa Françesku ka bërë në përfundim të Via Crucis të së Premtes së Shenjtë nga Koloseu. Një ngjarje ku nuk kanë munguar mijëra vetë nën masa të forta sigurie, e ku kanë marrë pjesë edhe ish-familja mbretërore e Belgjikës, Alberto II dhe Paola pak ditë pas sulmeve terroriste në Bruksel. Teksa Papa ka bërë lutjen: “O Kryq i Krishtit”, ai ka thënë se “Kryqin e Krishtit e shohim ende sot të ngritur lart në motrat dhe vëllezërit tanë të vrarë, të djegur së gjalli, të therur e me koka të prera me shpatat barbare dhe me heshtjen e turpshme. E shohim në fondamentalizmin dhe në terrorizmin e atyre ndjekësve të ndonjë feje, që përdorin emrin e Zotit për të justifikuar dhunën e tyre të padëgjuar. E shohim në fytyrat e fëmijëve, grave, njerëzve të rraskapitur e frikësuar që iu ikin nga sytë këmbët luftrave dhe ndoshta e përmbyllin rrugëtimin e tyre në varret e pangopshme të Mesdheut dhe Egjeut, por shohim edhe shumë Pilatë me duar të pastra, shohim tregtarët e armëve që ushqejnë furrnaltën e luftrave me gjakun e pafajshëm të vëllezërve tanë. Kryqin e shohim në hajdutët dhe të korruptuarit, që në vend që të shpëtonin të mirën e përbashkët dhe moralin, shiten në tregun fatkeq të imoralitetit. Shkatërrimtarët e shtëpisë sonë të përbashkët me egoizëm shkatërrojnë të ardhmen e brezave, e janë njësoj sikurse ai që shkatërron shtëpinë e Zotit”.
Papa nuk ka lënë mangut edhe dramat e padrejtësitë e përjetuara prej priftërinjve pedofilë, ministrave jobesnikë që në vend që të zhvishen nga ambiciet e kota zhveshin të pafajshmit nga dinjiteti i tyre, në tradhëtarët që për 30 denarë cojnë drejt vdekjes këdo, në ata që ndërtojnë depozita për të ruajtur thesaret e lënë Lazzaron të vdesë nga uria në derën e tyre, në të moshuarit e braktisur nga vetë familjarët, në të gjymtuarit dhe fëmijët e paushqyer nga shoqëria jonë egoiste dhe hipokrite”.
Por Papa përmendi edhe ata që punojnë çdo ditë për ta bërë botën më të mirë, më njerëzore, e më të drejtë. Sepse Kryqi mbi të gjitha është simbol i shpëtimit dhe dielli që agon është më i fortë se errësira e natës”.