KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Papa Francesku mblodhi përfaqësuesit e trupit diplomatik të akredituar në selinë e shenjtë

Papa Francesku mblodhi përfaqësuesit e trupit diplomatik të akredituar në selinë e shenjtë

Papa Francesku mblodhi në Vatikan përfaqësuesit e trupit diplomatik të akredituar në selinë e shenjtë. Ai shprehu para diplomatëve shqetësimin e emergjencës serioze të emigracionit, një dukuri masive që përfshiu gjithë evropën vitin e shkuar. Papa foli edhe për sfidën e terrorizmit që rrezikon të tronditë sistemin pritës të evropës dhe themelet e humaizmit të saj. Ati i shenjtë bëri thirrje për dhënien fund trafikut të qenieve njerëzore dhe për ndihmë ndaj të pambrojturve e të varfërve. Pamjet e femijëve të mbytur në det na preken mendjet dhe zemrat. Papa uroi që samiti i parë mbarëbotëror për cështje humanitare që mbahet në muajin maj të ketë sukses dhe pohoi se Vatikani do të punojë në arenën ndërkombëtare qe në Siri të arrihet paqja. Vetëm veprimet e përbashkëta mund ta moshtin ekstremizmin dhe terrizmin, tha kreu i vatikanit.