KRYEFAQJA » LAJME » Papa Françesku, mesazh falenderimi për Bujar Nishanin
papa francesku, bujar nishani, mesazh falenderimi

Papa Françesku, mesazh falenderimi për Bujar Nishanin

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka marrë një mesazh falënderimi nga Ati i Shenjtë, Papa Françesku, në përgjigje të një mesazhi urimi nga ana e Kreut te Shtetit shqiptar. Ju falënderoj për urimet e përzemërta me rastin e trevjetorit të zgjedhjes sime në Fronin e Pjetrit”, shkruan Papa Françesku. “E vlerësoj këtë gjest të mirëmenduar si dhe ndjenjat që shprehni. Duke ju siguruar mbi lutjet e mia për Shkëlqesinë Tuaj dhe popullin e Shqipërisë, ju shpreh njëkohësisht bekimet e shenjta për paqe dhe gëzim!”, përfundon mesazhi Atit të Shenjtë.