KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Papa Françesku nis jubileun e mëshirës
Papa Françesku nis jubileun e mëshirës

Papa Françesku nis jubileun e mëshirës

Papa Françesku hapi të martën Portën e Shenjtë të Bazilikës së Shen Pjetrit duke shënuar kështu nisjen e jubileut të mëshirës. Papa shtyu Portën e rëndë prej bronzi duke shqiptuar formulën rituale që është përsëritur me rastin e këtyre jubilarëve në 700 vitet e fundit: Më hapni Portat e Drejtësisë. Në ceremoni mori pjesë edhe ish Papa Benedikti i 16-të. Është hera e parë që dy papë marrin pjesë në ceremoninë hapëse të një viti të shenjtë. Me pas, peshkopë e pjesëmarrës të shumte vizituan varrin e apostullit Pjetër, themeluesit të kishës. Viti jubilar do të mbyllet 20 nëntorin e vitit të ardhshëm. 50 mijë besimtarë ishin mbledhur në shesh nën masa të rrepta sigurie.