KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Papa Françesku pritet të vizitojë ishullin e Lesbosit
papa francesku viziton ishullin lesbos greqi emigrante suport

Papa Françesku pritet të vizitojë ishullin e Lesbosit

Në 16 prill, Papa Françesku do të udhëtojë për në ishullin grek të Lesbos për të treguar mbështetjen dhe solidaritetin e tij me refugjatët. Kjo u konfirmua nga zyra e shtypit të selisë së shenjtë, sipas të cilës, Ati i shenjtë ka pranuar ftesat e Patriarkut ekumenikal të Konstandinopojës, Bartoleomeut të Parë dhe Presdientit Grek Prokopis Pavlopulos. Gjatë vizitës së tij, së bashku me Patriarkun e Konstandinopojës dhe Ipeshkvin e Athinës dhe të Greqise Hieronimus i Dytë, Papa do të takohet me refugjatët në ishullin Lesbos, të cilët po përjetojnë në moment delikat sepse kanë filluar të deportohen në Turqi. Sipas zyrës së shtypit të Vatikanit, Ati i shenjtë u ka dhënë gjithmonë vëmendje të veçantë emergjencave në botë, veçanërisht kur bëhet fjalë për njerëz që vuajnë dhe kanë nevojë për solidaritet dhe ndihmë.