KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Papa Françesku: Sistemi duhet t’i japë prioritet jetës njerëzore dhe jo përfitimeve

Papa Françesku: Sistemi duhet t’i japë prioritet jetës njerëzore dhe jo përfitimeve

Zëvendëspresidenti amerikan Xho Bajden bëri sot thirrje për një angazhim botëror në financimin e kërkimeve mbi kancerin, nga të cilat të përfitojnë të gjithë dhe jo vetëm të fuqishmit dhe të privilegjuarit. Gjatë fjalës së tij në konferencën mbi mjeksin rigjineruese në Vatikan, Bajden, i cili vitin e shkuar humbi një nga djemte e tij për shkak të sëmundjes, u kërkoi filatropeve, koorporatave dhe qeverive të rrisin financimet dhe shkëmbimin e informacioneve në mënyrë që t’i jepet fund kancerit. “Kanceri është një emergjencë e përhershme. Është një problem njerëzor që prek të gjitha racat dhe fetë”, u shpreh presidenti amerikan. Menjëherë pas Bajden, foli Papa Francesku që kërkoi që të gjithë njerëzit në botë të kenë akses në kujdesin shëndetësor për kancerin, duke vënë theksin tek nevoja për të luftuar një sistem që i jep më shumë prioritet përfitimeve sesa jetës njerëzore.

Kërkimi, qoftë në akademi apo në industri, duhet të tregojë vëmendje të vazhdueshme ndaj çështjeve morale nëse ky kërkim supozohet të jetë një instrument që ruan jetën njerëzore dhe dinjitetin e personit”, u shpreh Papa.

Para se Bajden dhe Papa Françesku të dilnin në podium, ata patën një bisedë prapa skenës, ku Bajden e falenderoi Atin e shenjtë, i cili gjatë vizitës në Filadelfia, kaloi pak kohë me familjen Bajden për t’i ngushëlluar ata për humbjen e djalit të tyre. Edhe pas fjalimeve, Papa u takua me Zëvëndëspresidentin amerikan. Por jo vetëm atë. Sepse mes pjesëmarrëseve në konference ishte edhe kitaristi i U2, Dhi Exh.