KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Papa Francesku takohet me Ronaldinjon

Papa Francesku takohet me Ronaldinjon

Një ndeshje e re futbolli për paqen. Ky është plani që Papa Francesku, një mbështetës i madh i futbollit, e ka bërë të ditur të mërkurën pasi është takuar me ish yllin e Barcelones dhe Paris Sent Zhermen, brazilianin Ronaldinjo dhe lojtare të tjerë për të diskutuar zhvillimin e këtij kompeticioni sportiv. Ndeshja e bamirësisë do të zhvillohet në stadiumin olimpik të Romës në 29 maj, një ditë pas finales së ligës së Kampionëve. Një ndeshje e ngjashme u zhvillua në 2014-en, dhe protagoniste në të ishin Ronaldinjo, Lionel Mesi, Diego Maradona dhe shume futbolliste botërore. Fondet shkuan për bamirësi, duke përfshirë dhe Skolas Okurrente, një rrjet i mbështetur nga Vatikani që lidh 400 mijë shkolla në të gjithë botën. Papa Francesku është takuar me parë edhe me yje të tjerë të futbollit, si Filip Lam, Manuel Nojër, Carlos Tevez si dhe ish-yllin botëror të futbollit Diego maradona, me të cilin u takua vitin e shkuar.