KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Papa Françesku, vizitë në Kubë
Papa Françesku, vizitë në Kubë

Papa Françesku, vizitë në Kubë

Papa Françesku, mbajti një meshë para disa qindra mijëra personave në ditën e dytë të vizitës në Kubë, në Sheshin e Revolucionit, në Havana. Pas kësaj meshe Papa u takua me ish presidentin e Kubës, Fidel Kastro me të cilin diskutoi për çështje globale dhe për fenë. Papa kërkoi mbështetje të mëtejshme për katolikët e Kubës, në mënyrë që kisha të vazhdojë të mbështesë dhe të nxise kubanët në shpresat dhe shqetësimet e tyre. Kjo është vizita e tretë e një Pape, në ishullin komunist, dhe e para për Papa Françeskun. Të martën, Papa Françesku do të udhëtojë për në Ëashington. Ai është vlerësuar për ndihmën që ka dhënë në përmirësimin e marrëdhënieve mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kubës.