KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Papa Françesku viziton Amatriçen

Papa Françesku viziton Amatriçen

Papa Françesku i ka bërë sot një vizitë befasuese qytetit Amatriçe, i cili është njëri nga vendet që është goditur më së keqi nga tërmeti që tronditi qendrën e Italisë, në gusht të këtij viti, duke vrarë gati 300 njerëz. Vatikani e ka mbajtur të fshehtë këtë vizitë deri në mbërritjen e Papës në Amatrice. Ati i Shenjtë ka mbërritur mëngjesin e sotëm në Amatrice, i shoqëruar nga peshkopi Domenico Pompili ku ka vizituar një shkollë të improvizuar dhe më pas njerëzit të cilët janë detyruar të jetojnë në tenda, meqë shumica e ndërtesave jane të rrënuara apo të konsideruara si shumë të rrezikshme për të jetuar në to. “Nuk doja t’iu bezdisja, për këtë prita të kalonte pak kokë. Jam këtu thjesht për t’ju thënë që jam afër jush dhe lutem për ju. Afërsi dhe lutje, kjo është oferta ime për ju. Duhet të ecim përpara pavarësisht se kemi humbur shumë nga të dashurit tanë. Duhet të ecim gjithmonë përpara së bashku sepse vetëm është e vështirë, ndihmojeni njëri-tjetrin,” ka deklaruar Papa Françesku. Papa u mirëprit nga nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme të cilët i dhuruan atij disa vizatime.