KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Papa Françesku viziton kampin e vdekjes Aushvic
papa 21

Papa Françesku viziton kampin e vdekjes Aushvic

Papa Françesku ka vizituar sot kampin e vdekjes të nazistëve gjermanë, Auschwitz-Birkenau, në Poloni, duke u bërë kështu papa i tretë më radhë që bën pelegrinazh në vendin ku forcat e Adolf Hitlerit vranë më shumë se 1 milionë njerëz, shumica e të cilëve ishin çifutë. Papa Françesku hyri në kamp në këmbë, duke ecur ngadalë nën portën famëkeqe në Auschwitz. Papa u lut në heshtje për më shumë se 15 minuta para se të takohej me disa të mbijetuar të kampit, duke i përshëndetur ata një nga një dhe dorë për dorë, si dhe duke i puthur në faqe. Më pas, ai e vendosi një qiri të bardhë në Murin e Vdekjes, aty ku të burgosurit janë ekzekutuar.