KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Papa Françeskut i dorëzohet çmimi Sharlëmanj
papa francesku, cmimi karli i madh, angela merkel, ahen, gjermani, vlera europiane

Papa Françeskut i dorëzohet çmimi Sharlëmanj

Cmimi Sharlëmanj apo Karli i madh, me të cilin qyteti Aachen nderon çdo vit personalitete të dalluara për rolin e tyre në mbrojtje të vlerave njerëzore, iu dorëzua sot Papa Françeskut për angazhimin e tij në ndërtimin e Evropës së paqes, themeluar mbi vlerat e përbashkëta, me porta të hapura për popujt e kontinentet e tjera. “Unë kam një ëndërr për një Europë mikëpritëse, ku të migrosh nuk është krim”, u shpreh Papa gjatë ceremonisë ku iu dorëzua çmimi në Vatikan. “Projekteve të Etërve themelues, kasnecë të paqes e profetë të ardhmërisë, nuk u ka kaluar koha; na frymezojnë, sot më shumë se kurrë, për të ndërtuar ura e për të shembur mure”, u shpreh Papa Françesku. Megjithatë, shtoi Ati i Shenjtë, duhet pranuar me vendosmëri sfida për ta përditësuar idenë e Europës në një Europë, të aftë për të nxjerrë në dritë humanizmin e ri, të bazuar mbi tri aftësi: aftësinë për të integruar, aftesinë për të dialoguar dhe aftesinë për të krijuar.

Çmimi Sharlëmanj 2016, iu akordua Papa Françeskut në fund të vitit të shkuar. Delegacioni që ia dorëzoi Papës këtë çmim sot në Vatikan përbëhej nga Kancelarja gjermane Angela Merkel, Presidenti i Keshillit Europian Tusk, ai të parlamentit europian Shulz dhe kreu i komisionit europian Junker.