KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Papa kërkon falje për skandalet në kishën katolike
Papa kërkon falje për skandalet në kishën katolike

Papa kërkon falje për skandalet në kishën katolike

Papa Francesku kërkoi falje publikisht në emër të kishës katolike për skandalet e fundit që kanë tronditur Romën dhe Vatikanin, në një fjalim të jashtëzakonshëm nga ana e një sovrani papal. “Do të doja t’ju kërkoja të falur në emër të kishës për këto skandale”, tha Papa gjatë një ceremonie në sheshin e Shën Pjetrit. Ai nuk dha hollësi se për cilat skandale e kishte fjalën. “Është e pashmnagshme që skandale të ndodhin, por mjerë ai që shkakton skandale”, tha Papa.