KRYEFAQJA » LAJME » Papa kthehet në Vatikan me 12 emigrantë sirianë
Papa kthehet në Vatikan me 12 emigrantë sirianë

Papa kthehet në Vatikan me 12 emigrantë sirianë

Papa Françesku ka marrë 12 emigrantët sirianë gjatë kthimit të tij në Vatikan, pasi vizitoi një kamp në ishullin grek Lesbos të shtunën. Bëhet fjalë për tre familje myslymane me gjashtë fëmijë, shtëpitë e të cilave ishin bombarduar gjatë luftës në Siri. Vatikani tha në një deklaratë se Papa Françesku donte të “bëjë një gjest të mirëpriturë” për refugjatët.
Mijëra emigrantëve tani janë bllokuar në Lesbos pas marrëveshjes BE-Turqi muajin e kaluar në përpjekje për të lehtësuar rrjedhjen e tyre drejt vendeve Europiane. Sipas Vatikanit familjet që kanë udhëtuar me Papën jetonin në Lesbos para nënshkrimit të marrëveshjes. Ata janë përzgjedhur mes shumë familjeve dhe pritet të trajtohen nga komuniteti Sant’Egidio, i njohur për bamirësi.