KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Papa mbërrin në SHBA
Papa mbërrin në SHBA

Papa mbërrin në SHBA

Papa Françesku mbërriti të martën në vizitën e tij të parë në SHBA që kur erdhi në krye të Vatikanit. Avioni papal preku tokën në orën 4 pasdite sipas orës amerikane. SHBA-ja është pjesë e vizitës 6-ditore të Papa Françeskut, ku ai shpërndan mesazhin për t’i ofruar sa më shumë dashuri të varfërve dhe gadishmërinë e tij për t’u marrë me çështje politike, ekonomike e sociale me rëndësi. Papën e sapoardhur nga Kuba, e përshëndeti presidenti Barack Obama, Zonja e Parë Michelle, dhe dy vajzat e tyre së bashku me zv/presidentin Xho Bajden. Papa me origjinë argjentinase, doli në krye të shkallëve të avionit i buzëqeshur. Turmat e njerëzve brohorisnin duke i uruar Papës mirëseardhjen në SHBA. Presidenti Obama do të organizojë një ceremoni pritëse për Papa Françeskun në Lëndinën e Jugut të Shtëpisë së Bardhë të mërkurën.