KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Papa në Kenia
papa ne Kenia

Papa në Kenia

Gjatë qëndrimit të tij në Kenia, papa Francesku vizitoi lagjen Kangemi, më të varfrën e kryeqytetit Nairobi. Papa u prit me kënge nga mijëra njerëz të mbledhur në shesh. Ai takoi mjaft të sëmurë dhe persona me aftësi të kufizuar që kishin dalë të merrnin bekimin e Atit të Shenjtë. Në meshën që mbajti një ditë më parë në Nairobi, papa foli edhe për terrorizmin duke thënë se ai ushqehet nga frika dhe dëshpërimi. Turi i Papës në Afrikë vijon sot me Ugandën.