KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Papa: “Nuk duhet të trembemi nga refugjatët”
Papa: “Nuk duhet të trembemi nga refugjatët"

Papa: “Nuk duhet të trembemi nga refugjatët”

“Nuk duhet të trembemi nga refugjatët, sepse Europa është ndërtuar mbi bazat e integrimit të vazhdueshëm të kulturave të ndryshme”. Kështu është shprehur Papa Françesku në lidhje me krizën më të rëndë të refugjatëve që ka parë Europa që prej Luftës së Dytë Botërore, gjatë kthimit nga një udhëtimi në Suedi ku mori pjesë në  festimee e 500-vjetorit të Luteranizmit ose Reformës së Luterit. “Nëse Suedia zvogëlon kapacitetet e pritjes, nuk besoj se këtë gjë e bën për egoizëm, por sepse nuk arrijnë të gjejnë kohën e duhur për të gjithë”, shtoi më tej Ati i Shenjtë. Papa Françesku e ka kthyer çështjen e emigrantëve në një prej prioriteteve të tij, që prej udhëtimit të parë të bërë në Lampeduza në vitin 2013. Gjatë këtyre javëve, kur Bashkimi Europian po tenton të gjejë një linjë të përbashkët, ndërsa vështirësitë e disa shteteve po u bashkohen frikave të vjetra dhe të reja, duke prodhuar ndasi e duke larguar zgjidhjet, Papa është përpjekur të futet në llogoret e suedezëve për të kuptuar se cilat janë vështirësitë e tyre për të pritur refugjatë, në një kohë kur shteti nordik tashmë ka bllokuar kufijtë..“Nuk mund t’i mbyllim zemrat tona përpara refugjatëve, pasi nëse ndodh kjo, në një periudhë afatgjatë do të paguajmë politikisht”, ka thënë Papa.