KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Papa përfundon vizitën në SHBA
Papa përfundon vizitën në SHBA

Papa përfundon vizitën në SHBA

Papa Françesku i dha fund vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me një meshë në Filadelfia. Ai tha se komuniteti emigrant i Amerikës nuk duhet të shkurajohet nga vështirësitë, por të jetë i përgjegjshëm. Papa mbajti një fjalim për lirinë fetare dhe emigracionin përpara 40,000 njerëzve në Filadelfia ku shtoi se emigrantët duhet të jenë krenarë për trashëgiminë e tyre dhe të mos turpërohen kurrë nga traditat që sjellin. Papa porositi amerikanët që të shmangin përsëritjen e gabimeve të kaluara dhe se njerëzit e të gjitha besimeve duhet të bëhen se bashku dhe të bëjnë thirrje për respektimin dhe dinjitetin e të tjerëve. Ati i shenjte po ashtu tha se liria fetare është në rrezik. “Është e domosdoshme që ndjekësit e feve të ndryshme t’u bashkohen zërave që bëjnë thirrje për paqe, tolerancë dhe respektim të dinjitetit e të drejtave të të tjerëve”, tha kreu i Selisë së Shenjtë.