KRYEFAQJA » LAJME » Papa shpall kardinal Dom Ernest Troshanin
Kardinal Troshani kremton meshën në katedralen e Shën Shtjefnit në Shkodër

Papa shpall kardinal Dom Ernest Troshanin

Papa Françesku ka shpallur në lutjen e të dielës në Vatikan,  kardinalët e rinj ndër të cilët edhe Dom Ernest Troshanin nga Shqipëria. Ai është i vetëmi prift në të gjithë listën që shpallet Kardinal për ta nderuar. Dy vjet më parë më 21 shtator 2014, me rastin e vizitës së Papa Franceskut në Tiranë, Dom Ernest Troshani dëshmoi vuajtjet e tij dhe të Kishës Shqiptare për gjatë periudhës komuniste. Në atë kohë tërhoqi vemendje përqafimi i përzemërt dhe përlotja e Papës. Shpallja kardina e Troshanit është një titull nderi që i jepet atij. Për shkak të moshës së thyer ai nuk merr pjesë në konklava. Dom Ernest Troshani është kardinali i dytë shqiptar pas Mikel Koliqit i cili ishte shpallur kardinal prej Papa Gjon Palit II për dëshminë e jetës së krishtere dhe për martirizimin. Shpallja e Dom Ernest Troshanit kardinal, konsiderohet edhe si nderim dhe mirënjohje e Papa Francesku për Shqipërisë përpara shpalljes së Lumturimit të 38 martirëve shqiptarë që do të bëhet më 5 nëntor të këtij viti në Shkodër.